Thursday, August 8, 2013

çiftimet me te bukura!

1. Vivien Leigh dhe Clark Gable ne filmin 'Ikur me Eren' eshte nje kombinim i bukur. Ka nje marredhenie qe ne impaktin e pare te duket e sheqerosur,pasi Rhett eshte i marrosur pas Scarlett, por duke marre parasysh edhe emrin e saj nje 'scarlet' ai njeh edhe anen e erret te saj dhe perseri e dashuron.

p.s Shkrihem se qeshuri se shume revista ne Shqiperi nuk e dallojne dot Vivien Leigh nga Elizabeth Taylor :p


2. Ingrid Bergman dhe Humphey Bogart te dy ata kane kaluar nje 'Paris' ne jeten e tyre se bashku dhe nga gjithe lokalet e baret ajo hyn pikerisht ne lokalin e tij. Eshte i vetmi kombinim i cili rri mire me Bogart te dy te rritur sepse ne filmat e tjere si Sabrina,Bogart dukej gjithmon plak karshi partneres.

3.Jennifer Grey dhe Patrick Swayze - 'Asnje nuk mund ta ul Baby-in ne qoshke'.Ky eshte nga ato filmat me vajzat e mira te cilat transformohen ne fund. Te dy jane shume te lezetshem bashke megjithate, nuk eshte per te besuar ndonje dashuri te madhe sepse kur te mbaronte vera ato nuk do ta duronin me njeri tjetrin. Ishte vetem gjate pushimeve prandaj duket bukur. :( Kete e kam kuptuar kur jam rritur,me pushime te gjithe e duan nje Johny! Sa per kete aktoren te gjithe thone qe eshte zhdukur por kjo e shkretaq ka bere hunden operacion dhe nuk e njihnin me regjizoret e as fansat.

4. Renee Zellweger dhe Tom Cruise 'you had me at hello' pervec se eshte nje film qe une qaj dhe qesh pa e kuptuar se cfare po bej, dhe dua ta shikoj here pas here. Nuk gjej ndonje film tjeter qe keto dy aktore te kene kimine qe kane bashke ne kete film as me partneret ne jeten e tyre reale.

5. Ethan Hawke dhe ,nuk eshte Julie Deply qe mund te mendoni,por Winona Ryder ne filmin 'Reality Bites'. eshte nje nga filmat e mi te preferuar regjizor eshte Ben Stiller kur ishte i ri pa e ngrene Hollywoody akoma. Per aktorin Ethan nuk e di se c'me ndodh po dua gjithmon te shikoj filmat ku luan ai,vetem sepse eshte ai dhe me Winonen ne kete film nuk ngopen duke i pare. Me vjen inat qe nuk kane luajtur filma te tjere bashke.Nje shprehje shume e bukur eshte 'She breaks my heart again and again, but I love her'. 
Me Winonen kam nje lidhje te forte pasi kemi lindur ne nje dite dhe me takon ti dedikoj nje shkrim me vete.
p.s uroj te mos filloj te marre sende pa paguar neper dyqane!






Friday, August 2, 2013

Ndodhia e nje nate/It happened one night

Jane disa skena ne komedite romantike te cilat perseriten pafund, sinqerisht na kane lodhur dhe e dime edhe se si fillon edhe si mbaron nje skene e tille. Po a e keni pyetur ndonjehere veten se kur ka qene hera e pare e kesaj skene ose kush e shpiku per here te pare. Nje ndewr filmat e pare pioner i cili ka frymezuar shume skenare te tjere eshte It happened one night/Ndodhia e nje nate nga Frank Capra. Ja disa nga skenat qe mua me pelqejne shume.

1. The Walls of Jericho
Idene per te pasur perde ne dhome e ka Claudette Colbert pasi nuk do qe te zhvishet ne sy te te gjithe grupit te xhirimit duke qene se jemi ne kohen e aktoreve yje kerkesat e tyre plotesoheshin.

2. Skena me karrote
Ne fakt te gjithe e dine se Bugs Bunny pelqen shume te haj karrote por ne fakt ne fillim ai ka ngrene karrote pasi ka dashur te imitoj nje aktor shume te famshem ne nje film pikerisht Clark Gable ne filmin ne fjale.
3. Skena tjeter e bere me shume sharm nga Colbert,pasi ishte e guximshme per kohen ,eshte skena e autostopit,kush me mire se kembet e nje femre mund te ndaloje nje makine.

Edhe pse tani mund te duket argetues si film eshte i pari ne llojin e tij,gjithashtu nuk kalon pa u vene re ne Akademine e Cmimeve Oskar. Ne kete film Oskari shkon per Filmin me te mire,Regjisori me i mire,Aktoria me e mire,Aktori me i mire dhe skenari me i mire.Vetem dy filma te tjere kane mbledhur kete kombinim cmimesh si 'One flew over the cuckoo's' nest dhe 'The silence of the Lamps'