Thursday, September 18, 2014

Maleficent,rrezon mitin!

Faleminderit Disney-it per nje qasje te re te perralles se 'Bukuroshes se fjetur'.  Disney na ka edukuar deri tani persa i perket ndjenjave me te gjithe perrallat klasike dhe kesaj rradhe vendosi te jete me realist brenda magjise se tij. 

Kinemate kane qene plot e per perplot edhe ne Tirane mbase sepse luante Jolie apo eshte koha qe femijet te edukohen se cfare eshte dashuria ne te vertete. 
Si fillim na tregon se asnje nuk lind i keq por behesh i keq kur te thyhet zemra.

Deri sot e dinim se kur princi i kalter shihte per here te pare ne jete Auroren dashurohet me te dhe puthja e tij e zgjon dhe prish magjine.
 E paskemi ditur gabim sepse dashuria nuk lind sa hap e mbyll syte por do kohe te dedikohesh,te sakrifikosh,te kujdesesh keshtu e ushqen ndjenjen e dashurise ne menyre qe te quhet dashuri e vertet. Ashtu si Maleficent u kujdes per Auroren derisa e prish vete mallkimin qe i kishte bere. 
Nuk ka vend per gojet e liga dhe shtremberimet si: 'kane bere perralle per lezbike'dashuria e vertete eshte nje e vetme dhe ne cfaredo lloj forme te vi ajo eshte e mirepritur. Tani qe na pelqeu shume Maleficent duam nga nje variant te ri per te gjithe filmat klasike te tjere te Disneyt.