Vertet cdo gje ndodh me eks ne filmit e Fatmir Kocit.

Ne thelb kemi nje personazh naiv I cili
emigron per te siguruar disa lek dhe me pas te kthehet per te ndertuar nje
familje. Kjo eshte dhe dilema e madhe a mund te ndahet jeta,te shkosh per para
e te kthehesh per dashurine a mund te jetojne keto dy gjera te ndara. Koha po iken shpejte. Jeten nuk mund ta
ndajme ne pjese sipas nje rradhe qe duam ne,ajo ndodh kur ti je duke e
planifikuar.
Regjisori nuk ka qene fans I mesazheve edhe ne filmat e tij te
meparshme dhe mua me pelqen kjo zgjidhje pasi mesazhet e medha tentojne te
kthehen ne moralizem.
Ajo c’ka vlen ne fund te filmi eshte se Bekimi dhe Marta
vendosin te rrine bashke dhe I japin edhe nje mundesi njeri
tjetrit per te nisur aty ku e kishin lene.
Si Bekimi ka plot qe lene edhe
femije pas duke menduar se femijet qe te rriten kane nevoje per para me shume
se sa per nje baba prane. Nuk me pelqen te diskutoj cilesine e imazhit apo
teknologjine qe eshte perdorur per
realizimin e filmit sepse eshte turp; (qe do e shpjegoj nje here tjeter) . Montazhi I filmit nuk ndjehej sic ndodh rendom
ne filmat shqiptare,perkundrazi ishte dhe ekspres.
Blerim Destani me
pelqen,mbase kete efekt ka tek te gjithe femrat e tjera dhe nuk veme re gjuhen
e tij e cila nuk tingellon mire ne veshin tone,e kam per ne te Shqiperise. James
Biberi nje zbulim per mua,me la pa fjale me lojen e tij dhe te jeni te sigurt
qe ne sallen e kinemase te gjithe prisnin daljet e tij me batuten e rradhes.
Nga 1 tek 10 une I jap 7 ketij filmi,mund te konsideroja edhe
8 por me mungon romanca midis dy personazheve kryesore. Mbas jam une romentike
ose ato ted y nuk kishin shume kimi me njeri tjetrin.
p.s
Sa qef kur i ve note filmave te tjere sepse per filmat e mi e kam justifikimin ne maje te gjuhes.
No comments:
Post a Comment