Wednesday, February 18, 2015

Mr.Grey will see you now!

Erdhi filmi i shume pritur ne mbare boten ne kinema.
 Me date 11 shkurt gjeje njerez qe po flinin ne rradhen e biletarive e gjitha kjo ndodhi ne berlin pasi ishte nje nga mbremjet gala te festivalit.
Une personalisht i kam degjuar ne formen e librit zanore te tre librat sa per te qene pjese e gjithe zhurmes qe po behej. E L James jep dhe lajmin se do te behej filmi. Ato qe ishin fanse te saj e dinin se ajo vete qekur ka nisur te shkruaj triologjine e ka nisur me nje mendje te kthellet qe do te behej film dhe si qellim kishte te arrinte suksesin e Twilight pasi vete ishte ne grupin e fansave 'Bella&Eduard4ever'.

Nis filmi po ku nuk eshte nje produksion si gjithe te tjeret pasi ky film ka vetem 2 autore qe eshte shkrimtaria dhe fansat e librit. E L James na ben dhurate nje metode te re. Qe eshte,ajo te zgjedhi regjisorin e skenaristin qe te jene ne tutelen e saj ne te zgjedhim me votime castin e aktoreve. Une per vete kisha votuar per Ryan Gosling,por nuk e pata fat.

Nuk e kuptoj se pse gjithe kjo levizje feministe u zgjua tani dhe jo kur doli libri. Per mua skenat jane denigruese per femren por eshte nje marredhenie qe ndodh pas dyerve te mbyllura dhe nese te dy ndjejne kenaqesi dhe jane dakort atehere nuk shoh asgje te keqe.
Te gjithe e dime historine se si kalon nga nje marredhenie sado-mazokiste ne nje marredhenie dashurie. Ajo qe nuk dinim ishte se si do te merrte jete imagjinata jone ne film apo ne                     'the red room of pain'.
Mungonte nje sage e tille ne sallen e kinemave sepse deri tani femijet kishin Harry Poter-in, adoleshentet kishin Twilight dhe tani te rriturit kane 50 Hijet e Grey-t.

p.s Me pelqen Rita Ora ne rolin e Mia-s.

No comments:

Post a Comment