Thursday, May 15, 2014

Fshatari i kinemase,si per fillim!

Ne kinematografine Shqiptare si pjese edhe e kronologjise historike para dhe gjate luftes fshatari eshte njeri me vuajtje. Sigurisht i shoqeruar edhe me ideale komuniste si pjese e luftes nacional clirimtare.

Disa shembuj jane
'Koncert ne vitin 36'.
Perpos humorit dhe groteskut aty shquajme dhe fshatarin i cili kerkon toke.





'I teti ne bronx'
Idealist si Imbrahimi,te perulur si familja e tij dhe guximtare si Kadri Roshi










'Malet me blerim mbuluar'
Kesaj rradhe kemi dhe partizane vajze eshte Yllka Mujo, nga vajze doktori tek filmi larte ketu eshte partizane.Per ironi Mevlani ketu eshte dhender nga nje familje qe nuk do te perzihet me luften por qe zgjedh te marre malet me partizanet.  


p.s Kur i kam pare keto filma per here te pare nuk me ka interesuar shume kjo puna e fshatarit. Mbaj mend qe me pelqente marredhenia e Ibrahimit me Almen,Jaho me Lilon dhe Nestit me Doniken. Me keto te dhena nuk cuditem me se pse fimat e mi kapen ne nje linje romance.

Thursday, April 17, 2014

Gomari i Joni Shanaj

Nuk me pelqen ta bej kete shkrim,por jam e detyruar.
Te njohur dhe ndjekes insistojne qe une t'i qendis disa fjale per skenen mizore te filmit 'Pharmakon'.
Me thone se jane te fyer nga ajo skene dhe se do te hapin gjyq per padrejtesine qe i behet kesaj kafshe te pambrojtur nga tekat e regjisorit,per nje film te madhe.
Te dashur miq ju lutem qetesohuni se gjerat nuk jane ashtu sic duken. Une hetova mbi kete ceshtje dhe gomeret therreshin gjithsesi,me apo pa dashjen e regjisorit. Ato benin pjese ne buxhetin vjetor dhe nese nuk do ishte per filmin Pharmakon ju nuk do e mesonit kete fenomen. Nese vertet ju prek kjo ceshje duhet te dini se jo me larg se ne shtator te 2013 mministri Cani paguan 2300 dollar per mishin e gomarit si konsum per kopshtin zoologjik te Tiranes.
Nese gomari do ishte i Jonit nuk besoj se do e therrte,mendoj se ai do preferonte me mire ta shiste dhe te blente nje biciklete.

Tani qe e sqaruam kete ceshtje uroj te shikoni me larg se Gomarin ne kete film per te kuptuar qasjen e nje kinemaje te re ne Shqiperine.

Sunday, April 6, 2014

Amsterdam Ekspress

Vertet cdo gje ndodh me eks ne filmit e Fatmir Kocit. 
Regjisori ka zgjedhur te jete I sakte dhe cdo gje e menduar per te mos humbur dinamiken ne asnje moment. A mos valle kemi te bejme me nje film avangarte per pritshmerite shqiptare sepse per here te pare shikuesve nuk i thuhen te gjitha duke i kapur per dore qe ti imponohet mendimi por lihen disi te lire. Edhe pse pasi dola nga kinemaja mbeta skeptike kisha nevoj ti jepja disa dite kohe per ta permbledhur. 
Ne thelb kemi nje personazh naiv I cili emigron per te siguruar disa lek dhe me pas te kthehet per te ndertuar nje familje. Kjo eshte dhe dilema e madhe a mund te ndahet jeta,te shkosh per para e te kthehesh per dashurine a mund te jetojne keto dy gjera te ndara. Koha po iken shpejte.  Jeten nuk mund ta ndajme ne pjese sipas nje rradhe qe duam ne,ajo ndodh kur ti je duke e planifikuar. 
Regjisori nuk ka qene fans I mesazheve edhe ne filmat e tij te meparshme dhe mua me pelqen kjo zgjidhje pasi mesazhet e medha tentojne te kthehen ne moralizem.
Ajo c’ka vlen ne fund te filmi eshte se Bekimi dhe Marta vendosin te rrine bashke dhe I japin edhe nje mundesi njeri tjetrit per te nisur aty ku e kishin lene. 
Si Bekimi ka plot qe lene edhe femije pas duke menduar se femijet qe te rriten kane nevoje per para me shume se sa per nje baba prane. Nuk me pelqen te diskutoj cilesine e imazhit apo teknologjine  qe eshte perdorur per realizimin e filmit sepse eshte turp; (qe do e shpjegoj nje here tjeter) . Montazhi I filmit nuk ndjehej sic ndodh rendom ne filmat shqiptare,perkundrazi ishte dhe ekspres.
 Blerim Destani me pelqen,mbase kete efekt ka tek te gjithe femrat e tjera dhe nuk veme re gjuhen e tij e cila nuk tingellon mire ne veshin tone,e kam per ne te Shqiperise.   James Biberi nje zbulim per mua,me la pa fjale me lojen e tij dhe te jeni te sigurt qe ne sallen e kinemase te gjithe prisnin daljet e tij me batuten e rradhes.



Nga 1 tek 10 une I jap 7 ketij filmi,mund te konsideroja edhe 8 por me mungon romanca midis dy personazheve kryesore. Mbas jam une romentike ose ato ted y nuk kishin shume kimi me njeri tjetrin.
p.s
Sa qef kur i ve note filmave te tjere sepse per filmat e mi e kam justifikimin ne maje te gjuhes.

Friday, March 7, 2014

Blu Jasmine

E prisja une nje film te tille nga Woody Allen? - Aspak,me pelqeu? - Shume

Woody da dale nga cdo klishe e tij dhe pritshmeri qe kane njerezit nga filmat e tij. Se pari ai nuk luan vete aty dhe as nuk ka ndonje personazh qe e ka vene  ne vend te vetes si veproi me 'Midnight in Paris'. Nuk kemi femrat e bukura dhe seksi si tek 'Viki Christina Barcelona' dhe as nuk ben pjese ne ndonje marketing qyteti. Personazhi kryesore eshte Jasmine qe pelqente ta therrisnin Jannet ky fenomen ndodh edhe ketu tek ne,e kane pasur emrin Mereme dhe duan ti therrasesh Meri kur i permiresohet gjendja ekonomike dhe sociale. Por Jasmin ishte shume me shme se kaq,nje zonje e shoqerise se larte te Manhattan me shtepi ne uper east side,me shtepi ne Hamptons festa me ajken e ajkes. Po filmi nuk eshte per kete pjese eshte perpjesen kur ajo nuk ka me asnje groshe. Me duhet ta pranoj qe mua me vjen me shume keq per njerezit qe kane qene gjithe jeten te pasur dhe papritur humbin cdo gje se per ato qe jane gjithe jetes te varfer. Sepse si mund ti shpjegosh atyre se nuk mund te fluturojne me klasin e pare dhe nuk mund te lene me bakshish nga 50 dollare. Imagjino edhe kur i pyet per shkollen disa nk e kane bere ose e kane lene ne mes sepse nuk i duhej por dhe po ta kishin mbaruar do te ishte per antropologji ose histori arti qe nuk i hyn ne pune anje punedhenesi.
Une doja qe ta fitonte Cate Oskar-in dhe mu plotesuar deshira.Edhe pse kam rezervat e mia per cmimet e ketij viti.

Per ato qe kane pare 'Tramvaj me emrin deshire' te vene ne skene tek ne nga Timo Flloko.Jasmine (Cate Blanchet) eshte si Blanche por ne kohet moderne me canten Chanel,Vodka dhe Xanaks.




Woody tregohet i pameshirshem me Jasmine e hap filmin duke e lene te flasi me veten ne klasin e pare te avionit dhe e mbyll duke e lene te flasi me veten ne lulishte pa asnje katarsis.

Wednesday, February 5, 2014

The Wolf of Wall Street,e kemi fjalen per ujkun!

Ujku I Wall Street pati suksesin e vete edhe ne kinemate e Tiranes.

Une vete jam habitur nga brohoritjet e meshkujve ne sallen e kinemase. Eshte nje nga ato filma qe meshkujt duhet ta shikonin me shoket dhe jo me te dashuren. Eshte e sigurt se Ujku ia rriti nivelin e testosteronit me mashtrimet inteligjente,se u merziten duke pare Scarface. Tani ka ardhur koha e krimineleve qe pasurohen me mashtrime dhe jo me vrasje dhe trafikim. Mashtrimi ne mase per tu pasuruar dhe per te mos u kapur eshte kthyer ne endrren e  meshkujve. Do thoni ju eshte me mire se sa te vriten,une do thoja qe eshte njesoj. Jam shqetesuar me keqkuptimin e madhe qe pati ky film ne audience shqiptare dhe se si shikuesit mbas filmit donin te beheshin si heroi I antivlerave Ujku,dhe te kishin sukses ne nje bote ku cdo gje eshte per tu shitur. Nuk me pelqen qe te kritikoj regjisorin pasi ai ka bere nje film te suksesshem me nje kast prej yjesh dhe me kthesa interesant ne rrefim. Me duket qesharake qe shume moralist presin kinemane te mbaj nje qendrim vulgar per personazhet se kush eshte I mire dhe kush eshte I keq. Ka ardhur koha qe kinemaja te tregoj nje histori te bukur por duhet te jete shikuesi inteligjent qe te kuptoj moralin dhe mesazhin. Nese ky mesazh nuk lexohet drejte eshte faji I shoqerise e cila eshte edukuar keq,dhe jo I regjisorit. DiCaprio ishte fenomenal dhe ai ka pak faj qe vajzat e kane qef Ujkun po te ishte nje actor tjeter nuk do I pelqente. Kjo ka qene dhe arsyeja se pse Dicaprio u shpreh se eshte I lumtur qe nuk ka asgje te ngjashme me personazhin kur fitoi Golden Globe per performance me te mire.

Nuk keshilloj qe filmi te shihet nga adoleshent per shkak te skenave tronditese te seksit si edhe te dhunes- jo se me pyeti njeri!