Thursday, September 18, 2014

Maleficent,rrezon mitin!

Faleminderit Disney-it per nje qasje te re te perralles se 'Bukuroshes se fjetur'.  Disney na ka edukuar deri tani persa i perket ndjenjave me te gjithe perrallat klasike dhe kesaj rradhe vendosi te jete me realist brenda magjise se tij. 

Kinemate kane qene plot e per perplot edhe ne Tirane mbase sepse luante Jolie apo eshte koha qe femijet te edukohen se cfare eshte dashuria ne te vertete. 
Si fillim na tregon se asnje nuk lind i keq por behesh i keq kur te thyhet zemra.

Deri sot e dinim se kur princi i kalter shihte per here te pare ne jete Auroren dashurohet me te dhe puthja e tij e zgjon dhe prish magjine.
 E paskemi ditur gabim sepse dashuria nuk lind sa hap e mbyll syte por do kohe te dedikohesh,te sakrifikosh,te kujdesesh keshtu e ushqen ndjenjen e dashurise ne menyre qe te quhet dashuri e vertet. Ashtu si Maleficent u kujdes per Auroren derisa e prish vete mallkimin qe i kishte bere. 
Nuk ka vend per gojet e liga dhe shtremberimet si: 'kane bere perralle per lezbike'dashuria e vertete eshte nje e vetme dhe ne cfaredo lloj forme te vi ajo eshte e mirepritur. Tani qe na pelqeu shume Maleficent duam nga nje variant te ri per te gjithe filmat klasike te tjere te Disneyt.

Tuesday, July 29, 2014

Filmat e ndaluar !

 Kemi degjuar per libra te ndaluar,kenge te ndaluara por ka dhe nje liste interesante me filma te ndaluar.  Ka arsye nga me te ndryshmet per keto vendime edhe pse mund te mos na pelqejne,sepse filmi eshte Art i cili ka nevoj te shikohet qe te egzistoj nga ana tjeter na vjen dhe mire sepse jo tregon forcen qe a nje film per te ndikuar tek masa prandaj dhe ndalohet.

1. Bruce Almighty (2003)
Jim Carrey behet Zoti,dhe kjo eshte premisa e gjitha ngjarjeve komike qe zhvillohen ne film. Filmi kishte nje boom ne kinemate e te gjithe botes,por ne Egjypt u ndalua. Egjypti pranoj faktin se Zoti ne te vertet ishte Morgan Freeman,pranoj ehe qe pushteti i tij te kalonte ne duart e Jim Carrey-it por ajo qe nuk toleroj dot ishte se per cfare i perdore Bruce eto zotesi si p.sh kur rrit gjoksin e gruas se tij  Jennifer Aniston. Keto dy minuta ne film ishin ofenduese per Allahun dhe bllokuan te gjithe filmin ne te gjitha kinemate.

2. The Simpsons Movie (2007)
Kush nuk i do Simpsonat dhe nga gjithe kjo fame e tyre ne 2007 del dhe filmi i gjate qe pati nje sukses te jashtezakonshem ne Box-office. Por kishte nje vend i cili nuk ndante te njejten simpati si pjesa tjeter e botes. Myanmar e ndaloi filmin te shfaqet ne kinema sepse kishte njerez te verdhe. Nu e kuptoni dot? Jua shpjegoj une edhe pse eshte shume absurde. Per nje fare kohe Junta Burmese nuk lejoj ngjyren e verdhe dhe te kuqe ne filma dhe keshtu duke qene se Simpsonat jane aq te verdhe sa nuk behet me,filmi u ndalua. Kjo eshte nje nga cudirat me te pakta qe do te degjoni per Myanmar nese do te kerkoni informacion per kete vend.


3. Avatar (2009)
Gjigandet blu te Cameron u ndaluan ne Kine. Kina vete ka nje politike te ashper per shpernguljen here pas here me force te njerezve te varfer qe formojne fshatra vend e pa vend. Kete edhe une e mesova kur mora vesh se pse u ndalua Avatar. Kjo ishte dhe shkaku kryesor se pse u ndalua sepse filmi motivon shtresat e varfra te ngrejne koke ndaj autoritetit.  Po te shikojme me kujdes kete mesazh e gjen ne gjysmen e filmave te botes dhe nuk me duket arsye e forte,por kinezet nuk u menduan dy here dhe filmi nuk u shfaq ne kinema.

4. Sex and the City 2 (2010)

Emiratet e Bashkuara e ndaluan filmin te shfaqet per shkak se binte ne konflikt me vlerat kulturore te vendit. Ne fakt edhe pse ne na duket sikur po i ben reklame Abu Dhabit filmi eshte xhiruar ne Marok.  Nuk e kuptoj pse rane telef pas Abu-Dhabit se edhe ne Marok mund te gjenin gra me hijab qe lexonin Vogue.

5. King Kong (1933)

Per kohen e vete King Kong ishte nje film i frikshem edhe pse tani jemi mesuar me nje nivel dhune neper filma. Amerika i censuron disa skena kur Kong han disa New York-eze. Finlanda e ndalon filmin te shfaqet ne kinema pikerisht nga dhuna dhe horrori qe shfaqte filmi. Por me e buura eshte se pas 6 vjetesh e lejojne te shfaqet. Mbase sepse ishte viti 1939 dhe donin qe te hutonin njerezit nga Lufta e dyte Boterore.




Ne Shqiperi u krijua nje levizje e cila kerkonte te ndalonte filmin Taken qe te shfaqet ne kinema por nuk u ndalua si perfundim dhe per mendimin tim mire e ben. Nuk kane faj skenaristet e huaj per portretizimin dhe vlerat qe i japin Shqipetareve kur ne nuk dime t'jua percjellim me filmat tane te paret qe ato te na njohin.

Thursday, May 15, 2014

Fshatari i kinemase,si per fillim!

Ne kinematografine Shqiptare si pjese edhe e kronologjise historike para dhe gjate luftes fshatari eshte njeri me vuajtje. Sigurisht i shoqeruar edhe me ideale komuniste si pjese e luftes nacional clirimtare.

Disa shembuj jane
'Koncert ne vitin 36'.
Perpos humorit dhe groteskut aty shquajme dhe fshatarin i cili kerkon toke.





'I teti ne bronx'
Idealist si Imbrahimi,te perulur si familja e tij dhe guximtare si Kadri Roshi










'Malet me blerim mbuluar'
Kesaj rradhe kemi dhe partizane vajze eshte Yllka Mujo, nga vajze doktori tek filmi larte ketu eshte partizane.Per ironi Mevlani ketu eshte dhender nga nje familje qe nuk do te perzihet me luften por qe zgjedh te marre malet me partizanet.  


p.s Kur i kam pare keto filma per here te pare nuk me ka interesuar shume kjo puna e fshatarit. Mbaj mend qe me pelqente marredhenia e Ibrahimit me Almen,Jaho me Lilon dhe Nestit me Doniken. Me keto te dhena nuk cuditem me se pse fimat e mi kapen ne nje linje romance.

Thursday, April 17, 2014

Gomari i Joni Shanaj

Nuk me pelqen ta bej kete shkrim,por jam e detyruar.
Te njohur dhe ndjekes insistojne qe une t'i qendis disa fjale per skenen mizore te filmit 'Pharmakon'.
Me thone se jane te fyer nga ajo skene dhe se do te hapin gjyq per padrejtesine qe i behet kesaj kafshe te pambrojtur nga tekat e regjisorit,per nje film te madhe.
Te dashur miq ju lutem qetesohuni se gjerat nuk jane ashtu sic duken. Une hetova mbi kete ceshtje dhe gomeret therreshin gjithsesi,me apo pa dashjen e regjisorit. Ato benin pjese ne buxhetin vjetor dhe nese nuk do ishte per filmin Pharmakon ju nuk do e mesonit kete fenomen. Nese vertet ju prek kjo ceshje duhet te dini se jo me larg se ne shtator te 2013 mministri Cani paguan 2300 dollar per mishin e gomarit si konsum per kopshtin zoologjik te Tiranes.
Nese gomari do ishte i Jonit nuk besoj se do e therrte,mendoj se ai do preferonte me mire ta shiste dhe te blente nje biciklete.

Tani qe e sqaruam kete ceshtje uroj te shikoni me larg se Gomarin ne kete film per te kuptuar qasjen e nje kinemaje te re ne Shqiperine.

Sunday, April 6, 2014

Amsterdam Ekspress

Vertet cdo gje ndodh me eks ne filmit e Fatmir Kocit. 
Regjisori ka zgjedhur te jete I sakte dhe cdo gje e menduar per te mos humbur dinamiken ne asnje moment. A mos valle kemi te bejme me nje film avangarte per pritshmerite shqiptare sepse per here te pare shikuesve nuk i thuhen te gjitha duke i kapur per dore qe ti imponohet mendimi por lihen disi te lire. Edhe pse pasi dola nga kinemaja mbeta skeptike kisha nevoj ti jepja disa dite kohe per ta permbledhur. 
Ne thelb kemi nje personazh naiv I cili emigron per te siguruar disa lek dhe me pas te kthehet per te ndertuar nje familje. Kjo eshte dhe dilema e madhe a mund te ndahet jeta,te shkosh per para e te kthehesh per dashurine a mund te jetojne keto dy gjera te ndara. Koha po iken shpejte.  Jeten nuk mund ta ndajme ne pjese sipas nje rradhe qe duam ne,ajo ndodh kur ti je duke e planifikuar. 
Regjisori nuk ka qene fans I mesazheve edhe ne filmat e tij te meparshme dhe mua me pelqen kjo zgjidhje pasi mesazhet e medha tentojne te kthehen ne moralizem.
Ajo c’ka vlen ne fund te filmi eshte se Bekimi dhe Marta vendosin te rrine bashke dhe I japin edhe nje mundesi njeri tjetrit per te nisur aty ku e kishin lene. 
Si Bekimi ka plot qe lene edhe femije pas duke menduar se femijet qe te rriten kane nevoje per para me shume se sa per nje baba prane. Nuk me pelqen te diskutoj cilesine e imazhit apo teknologjine  qe eshte perdorur per realizimin e filmit sepse eshte turp; (qe do e shpjegoj nje here tjeter) . Montazhi I filmit nuk ndjehej sic ndodh rendom ne filmat shqiptare,perkundrazi ishte dhe ekspres.
 Blerim Destani me pelqen,mbase kete efekt ka tek te gjithe femrat e tjera dhe nuk veme re gjuhen e tij e cila nuk tingellon mire ne veshin tone,e kam per ne te Shqiperise.   James Biberi nje zbulim per mua,me la pa fjale me lojen e tij dhe te jeni te sigurt qe ne sallen e kinemase te gjithe prisnin daljet e tij me batuten e rradhes.



Nga 1 tek 10 une I jap 7 ketij filmi,mund te konsideroja edhe 8 por me mungon romanca midis dy personazheve kryesore. Mbas jam une romentike ose ato ted y nuk kishin shume kimi me njeri tjetrin.
p.s
Sa qef kur i ve note filmave te tjere sepse per filmat e mi e kam justifikimin ne maje te gjuhes.