Monday, June 24, 2013

Amerika e viteve 80’ – 90’


Ne vitet 80 ne Amerike shfaqen milioneret e pare dhe ndryshojne menyren e jeteses se Amerikaneve me firmat dhe markat e tyre. Tashme jemi ne 10-vjecarin ku secili mendon per veten e tij se si te pasurohej sepse Donald Trump dhe Leona Hemsley te bindnin me sloganin e tyre ‘Po mund ti kesh te gjitha’. Videogamet,camerat regjistruese CD dhe talk-show mbushin jeten e perditshme. Rryma te reja muzike ndiqen nga te rinjt si punk,rap dhe hip-hop per me teper do nisi trasmetimet e para dhe MTV me novacion per industrin e muzikes. Ne kinema te gjithe njezeri do te te kujtonim ET I cili arrin te telefonoj ne shtepi dhe do te kthehej jo vetem  ne nje film block-buster por dhe ne nje industry per te shitur cdo produkt me logon e filmit dhe ET. Vitet 80 kane renie ne prodhim ne krahasim me vitet 70 dhe perseri roli I femrave dhe levizja e tyre do te kaloj pa u shfaqur ne kinema por jo dhe per shume kohe pasi ne vitin 1991 do te jete Ridley Skot me filmin e tij te zhanrit ‘on the road’ I cili do te bej filmin kult ‘Thelma and Louise’. Por perpara se te them se cfare rendesie pati ky film doja te pershkruaja risine e viteve 90 qe ndryshuan te gjithe boten. Ne vitet 90 eshte interneti ai qe I ndryshon jeten amerikaneve dhe me pas te gjithe botes. Fuqia komunikuese e tij do te konkuroj cdo mjet komunikimi ekzistues. Kinemaja ndikohet nga kjo risi pasi pirateria e filmave do te mari nje forme mjafte argetuese per te gjithe dhe te gjithe do ti shikojne filmat ne shtepite e tyre nga kompiuteri pa paguar asgje.          
Rikthehemi tek filmi ‘Thelma and Louise’ ne vitin 1991. Ky film do te tregoje historine e 2 shoqeve Thelma eshte shtepiake e gjithe jeta e saj rrotullohet rreth bashkeshortit I cili e le pas dore dhe do qe ajo te rri vetem ne shtepi dhe Louisa nje grua me karakter te forte e cila ne te kaluaren e kane perdhunuar. Ajo qe do te nisi si nje fundjave e bukur mes shoqesh do te perfundoj ne nje seri vrasjesh. Ne fillim te filmit ndalojne ne nje bar ku Thelmen tentojne ta perdhunojne por Louisa e shpeton , kur perdhunuesi I ofendon te dyja atehere Louisa e vret. Ne vazhdim te udhetimit te tyre ato do te mashtrohen nga meshkujt,ato do ti vjedhin do ti poshterojne dhe filmi kthehet ne 2 gra kunder gjithe kesaj shoqerie maskiliste. Dy shoqet kerkojne ta edukojne shoqerine ne thelb duke kerkuar respektin per seksin femer. Filmi tregon dhe solidaritet midis femrave po mos te ishin te dyja ato nuk do mund te luftonin cdo veshtiresi qe I del ne rruge.  I gjithe filmi vjen si nje similitude e perpjekjeve te levizjeve femerore te viteve 60 dhe 70 per te mos qene te diskriminuara dhe keqtrajtuara nga seksi tjeter. Thelma dhe Louisa ne fund te filmit pasi e kane humbur sensin e gjerave qe I kane ndodhur dhe pas zhgenjimeve qe kalojne e shikojne boten te ndare ne dy pjese ato te dyja vetem ne shkretetire dhe ushtria e meshkujve police qe kerkojne ti kapin me nje arsyetim te thjeshte .Nen presion ato vendosin te mos dorezohen por te vazhdojne te vendosura rrugen e tyre  dhe hidhen ne gremine te kapura dore per dore. Nga e gjithe ushtria e policeve vetem nje komisar tenton ti ndaloj, dhjetra te tjere nuk levizin vendit, vdekja e dy personazheve nuk tregon humbjen e tyre por vendosmerine per te arritur qellimin pa rene ne kompromis me asnje dhe per asgje,as edhe me vete jeten.





No comments:

Post a Comment