'Genci e do Eren',por une me shume dua muziken e filmit
Nje nga filmat me romantik Shqiptare me nje konflikt i cili jeton ne kohe dhe me triumfin e dashurise mbi cdo paragjykim. Nje pllot i tille mund te zhvillohet nga dikush qe vertet e njeh dhe e ka provuar mentalitetit e shoqerise pra nga syte e nje gruaje dhe kete na e paraqet dhe Besa Myftiu. Era gjendet ne nje moment te veshtire ne jete kur i dashuri e braktis kur meson se ajo pret nje femij. Nga ky moment vec te tjerash trajtohet dhe tema e abortit se si veprohej per ta kryer ate dhe cfare alternativash gjeje ne rruge te tjera. Ne fund Era vendos ta mbaj femijen dhe kerkon qe edhe Genci ta pranoj kete femije edhe pse nuk eshte i tij. Afeksioni i audiences femerore per personazhin e Gencit vjen duke u rritur dhe kjo jo vetem sepse e luan Ndricim Xhepa. Ne fillim ai qaset me shume elegance ne drejtim te Eres dhe i duruar me Eren qe eshte gjithe kohes neper re. Ne nje pjese te dyte ai nuk e pret mire rrefimin e Eres e megjithate i behet krah si nje gentelmen i vertet dhe ne fund kur cdo gje ndryshon dhe atij do ti duhet te dashuroj jo vetem Eren por edhe femijen qe ajo pret perseri Genci degjon zemren udhehiqet nga dashuria dhe jo nga mentaliteti i shoqerise dhe shkon per te kerkuar doren e Eres ne ahtepine e saj. Ne kete pjese te fundit une per vete dhe shume te tjere e di qe kane qare. Ky film eshte edhe nje shprese per shume vajza te cilat mund te ndjehen te paragjykuara nga koha apo edhe te perflitet e shkuara e tyre, ato mesojne se panvarsishte ketij opinioni nese dikush do t'i doje vertet dashuria do te fitoj. Ky film edhe mund te paragjykohet se eshte televiziv por mua nuk me kane pelqyer asnjehere keto diskriminimet teknologjike nje film e ben skenari dhe ky film pervec konfliktit shume te spikatur ka edhe dialogje mjafte te bukura dhe moderne. Se fendmi dua te them se ne kete film me shume se skenari i Besa Myftiut apo cifti im i preferuar i kinemase Luiza dhe Ndricimi eshte muzika e Kujtim Prodanit. Nje motiv romantik qe e mban mend per shume kohe,nje motiv qe mund ta fishkellesh me nje orkestrim modern dhe sensual kitare dhe saks.Kenga ka pjese qe vjen e trishtuar e ngadalte dhe ne refrren merr nje hov te lumtur ashtu sikurse i duhet edhe filmit pasi dashuria ne fund fiton. Muzika e Prodanit e ka plotesuar kete film ne ate mase sa Henry Mancini ka plotesuar '
Breakfast at Tiffany's'. Vetem se Mancini ka marr Oskar nga ai film dhe Kujtimin e marrin ndonjehere tek TVSH.
No comments:
Post a Comment